Rreth Nesh

Berdica Cement është një kompani lider në distribucionin e çimentos së bardhë si dhe të ingredientëve dhe aditivëve për industrinë e materialeve të ndërtimit dhe për industrinë e bojërave në Shqipëri dhe Kosovë.

E themeluar në vitin 1994 si një importuese e përbërësve dhe aditivëve për industrinë ushqimore, Berdica u bë shpejt lider i kësaj fushe në tregun shqiptar.

Në vitin 2008, duke ndjekur zhvillimin e shpejtë të industrive të materialeve të ndërtimit dhe të bojërave në vendin tonë, Berdica vendosi që ta zgjerojë aktivitetin e saj në këtë fushë dhe gradualisht u bë distributor lider i çimentos, ingredientëve dhe aditivëve në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet partneriteteve bashkëpunuese me furnitorët dhe klientët tanë ne lidhim industritë e rajonit tonë me disa nga kompanitë kimike më të mirënjohura të mbarë botës.

Duke ndjekur modelin “one stop shop”, Berdica Cement ofron aktualisht rreth 280 produkte të ndryshme, të cilat mbulojnë tërë gamën e nevojave të klientëve për ingredientë dhe aditivë. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të më së mirës për të ofruar, të jemi të përditësuar me zhvillimet aktuale të teknologjisë dhe produkteve dhe shkëmbejmë informacionin dhe njohuritë me klientët tanë.

Në sajë të standardeve të larta të furnitorëve tanë si dhe angazhimit tonë, ne u ofrojmë klientëve cilësinë më të mirë, disponueshmëri produktesh dhe çmime konkurruese. Përveç produkteve të ofruara, ne i ndihmojmë klientët tanë në çdo kohë me suport teknik profesional dhe shërbim ndaj klientit.

Eksperienca jonë e kombinuar me angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm dhe zhvillimin e kapaciteteve na bën që të shohim përpara për arritje të mëtejshme.

Vizioni

Të jemi një hallkë e domosdoshme që lidh kompanitë kimike më të përparuara në botë me industritë e rajonit tonë.

Misioni

Të japim opsionet më të mira në tregun tonë duke ofruar produkte të cilësisë së lartë dhe bashkëkohore, me çmime konkurruese dhe me shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.