Përgjegjësia Sociale
Shëndeti dhe Siguria
Shëndeti dhe Siguria janë prioritet kryesor në operacionet tona, duke filluar nga transportimi dhe magazinimi i produkteve, e deri te siguria e praktikave operacionale dhe e kushteve të punës si dhe te siguria në lëvrimin e produkteve te klientët tanë. Ne ndjekim ligjet, rregullat dhe standardet si dhe jemi vazhdimisht në kërkim të përmirësimit të proceseve tona dhe të përsosjes së vetëdijes sonë, të vlerësimit dhe të mbrojtjes ndaj rreziqeve. Ne trajnojmë personelin në mënyrë që siguria të ketë prioritet gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Ne jemi të angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm si të mjedisit fizik ashtu edhe psikologjik të punës, në mënyrë që punonjësit të ndjehen dhe të jenë të sigurt gjatë punës. Në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të shëndetshëm, të gjithë ne kemi përgjegjësinë që të përkujdesemi për sigurinë tonë dhe të kolegëve si dhe të punojmë për reduktimin e rreziqeve nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve parandaluese.
Siguria e produkteve është dhe do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet tona kryesore. Ne furnizojmë vetëm produkte që janë të sigurta për klientët tanë ashtu si edhe për klientët finalë. Në asnjë rrethanë ne nuk do të bënim kompromise lidhur me sigurinë e një produkti dhe ne bëjmë çdo përpjekje për të evituar rreziqet ndaj shëndetit. Ne kemi parasysh të gjitha kërkesat sipas Certifikatave të Analizave që i bashkëngjiten produkteve për menaxhimin e kushteve që ndihmojnë në sigurinë e përgjithshme të produkteve në proceset e prodhimit dhe në magazinim. Për produktet ushqimore ne aplikojmë në magazinën tonë sistemin e HACCP (Pikat e Kontrollit të Analizës së
Rrezikut) dhe kërkojmë gjurmueshmëri 100% për të gjitha produktet tona.
Një nga furnitorët tanë kryesorë për dispersionet, Organik Kimya, ka punuar intensivisht për arritjen e pajtueshmërisë së një pakete të re biocide me rregullat e BE mbi përmbajtjen e MIT (Metilisotiazolinon) në polimerët me bazë uji. Në bazë të ATP të 13-të për CLP lëshuar nga Komisioni Europian në tetor 2018, limiti i ri i përqendrimit specifik prej 15 ppm për MIT do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm më 1 maj 2020. Organik Kimya ka ristrukturuar ndërkohë produktet në mënyrë që të plotësojë kërkesat e klientëve duke qenë nga njëra anë në përputhje me rregullin për MIT dhe nga ana tjetër duke ruajtur të njëjtën përbërje të produkteve. Polimerët e Organik Kimya që janë në përputhje me rregullin për MIT përmbajnë jo më shumë se 14 ppm CIT/MIT (Numri CAS 55965-84-9).
Mbrojtja e Mjedisit
Ne jemi të angazhuar në reduktimin e ndikimit në mjedis të operacioneve tona dhe të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për klientët tanë.
Ne punojmë vazhdimisht në drejtim të principeve të mëposhtme të mbrojtjes së mjedisit dhe minimizimit të mbetjeve:
– Zbatimi i vazhdueshëm i të gjitha rregullave mjedisore
– Reduktimi i konsumit të energjisë nëpërmjet rritjes së efikasitetit në përdorimin e saj
– Ulja e krijimit të mbetjeve nëpërmjet nismave për reduktimin dhe riciklimin e tyre
– Zvogëlimi i sasisë së gazrave serrë nëpërmjet nismave për reduktimin konsumit të lëndëve djegëse
– Përmirësimi i vazhdueshëm në praktikat e blerjeve të gjelbra
Përfshirja e Komunitetit
Ne besojmë se kontributi ndaj komunitetit është thelbësor për ne si individë dhe si kompani. Prandaj ne i kushtojmë rëndësi angazhimit tonë në mbështetjen e komuniteteve ku ne operojmë nëpërmjet filantropisë, bamirësisë dhe vullnetarizmit. Deri tani jemi fokusuar kryesisht në mbështetjen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të furnizimit me energji në zonat e komuniteteve ku operojmë, si dhe në promovimin e mirëqenies së rezidentëve. Ne do ta vazhdojmë angazhimin tonë në përfshirjen e komunitetit sipas nevojave që do të paraqiten dhe mundësive që do të kemi.