Image

INDUSTRIA USHQIMORE

Berdica Cement ofron një gamë të gjerë produktesh, shërbime, mbështetje teknike profesionale dhe njohuri të zgjeruara tregu. Ekipi i specialistëve tanë kimistë ushqimorë ofron mbështetje në zhvillimin e aplikimeve, duke filluar nga tregu dhe studimi i trendit e deri te formulimi, zhvillimi dhe marketingu i produkteve.

Ne ndihmojmë klientët tanë në aplikimet e reja të produkteve të fermentuara dhe të djathit dhe u ofrojmë teknologjinë më të re në formulimin e produkteve që plotësojnë kërkesat e klientëve. Meqenëse jemi në gjendje që të ndihmojmë klientët tanë të zgjedhin që në fillim ingredientët dhe aditivët e duhur, procesi i zhvillimit të produktit optimizohet dhe dalja në treg përshpejtohet.

Aleancat tona të forta me furnitorë të klasit botëror na bëjnë ne partnerë të besueshëm dhe të preferuar për kërkesat aktuale dhe të ardhshme të produkteve tuaja.

PRODUKTET E FERMENTUARA

Berdica Cement është duke punuar në mënyrë konstante që të sigurojë nga partnerët kultura të reja që përmbushin kërkesat për cilësi të lartë, efektivitet kostoje, qëndrueshmëri, siguri dhe fleksibilitet në prodhimin modern të produkteve të fermentuara. Ne gjithashtu punojnë me kultura që përshtaten sipas kërkesave lokale dhe ndihmojnë klientët që të kombinojnë kulturat e produkteve të fermentuara me ngjyruesit dhe aromat.

YOFLEX®

YOFLEX® është një seri e shtameve të përziera të kulturave veçanërisht për prodhimin e produkteve të fermentuara. Këto kultura krijojnë bazën më të mirë themelore për aplikimet termofilike në industrinë e qumështit, siç janë kos i përzier, i trashë, i pijshëm dhe i koncentruar.

EXACT®

Gama e produkteve EXACT® përbëhet nga kulturat kryesisht mezofilike. Ato përdoren në produkte qumështit si dhallë, kefir, salcë kosi, kuark dhe djathë i shkrirë.

NU-TRISH®

Gama e produkteve NU-TRISH® përbëhet nga shtame të veçuara ose përzierje të volitshme kulturash për produkte probiotike të qumështit.

FRESHQ®

Kultura bio-protektive FRESHQ® është një mënyrë krejt natyrale për të reduktuar riskun nga prishja të shkaktuar kontaminimi me majatë dhe myqet, duke mbrojtur në këtë mënyrë vlerën e markës së produktit dhe duke ulur koston lidhur me problemet e cilësisë në produktet e qumështit.

NOLA® Fit

NOLA® Fit është zgjidhja e përkryer për produktet e qumështit pa laktoze.

Format kryesore të kulturave janë të grira dhe të thata me ngrirje, kështu që shumicën e kulturave mund ti gjeni në të dyja format.

  • Forma e ngrirë

Mënyra e përdorimit
Nxirre kulturën nga frigoriferi sapo do ta përdorësh. Mos e shkri. Dezinfekto paketimin përpara se ta hapësh. Hape paketimin dhe hidhi kokrrizat e ngrira direkt në produktin e pasterizimit. Përzieje masën me ngadalë për 10-15 minuta që kultura të shpërndahet njëlloj. Temperatura e rekomanduar e inkubacionit është 35-45oC.

Jetëgjatësia
Minimumi 12 muaj nga data e prodhimit kur ruajtja është bërë mbështetur në rekomandimet.

Temperatura e ruajtjes
nën -45oC.

  • E thatë me ngrirje

Mënyra e përdorimit

Nxirre kulturën nga frigoriferi sapo do ta përdorësh. Dezinfektoje sipër me klor. Hape qesen dhe e hidh kokrrizat e thata me ngrirje direkt në produktin e pasterizimit. Përzieje masën me ngadalë për 10-15 minuta që kultura të shpërndahej njëlloj.

Temperatura e rekomanduar e inkubacionit është 35-45oC.
Jetëgjatësia
Minimumi 24 muaj nga data e prodhimit kur ruajtja është bërë mbështetur në rekomandimet.
Temperatura e ruajtjes nën -18oC.

Për më shumë informacion lutemi vizitoni website të partnerit tonë:https://www.chr-hansen.com/en/food-cultures-and-enzymes/fresh-dairy
PRODUKTET E DJATHIT

PRODUKTET E DJATHIT

FARË DJATHI

Fara e djathit është një kymozinë (FPC) e fermentuar origjinale me fuqi 1000 IMCU në trajtë lëngu dhe 2235 IMCU në trajtë pluhuri për prodhimin më efektiv të djathit në mënyrë që të jetë i volitshëm për prodhuesit e vegjël dhe të mëdhenj.
Fara e djathit siguron këto përfitime për prodhuesit e djathit:

  • Reduktim të dozës
  • Përmirësim të teksturës
  • Prerje më të mirë në feta të holla
  • Rendiment më të madh të djathit
  • Përmirësim të shijes
  • Shmangie të hidhërimit të djathit
  • Rritje të vlerës së hirrës së djathit
  • Kontroll më të mirë të procesit të prodhimit
  • Jetëgjatësi më të lartë për djathrat e freskët

 

Fara e djathit është e përshtatshme për të gjitha llojet e djathrave dhe kualiteti i saj ka dhënë prova në djathin e bardhe feta, djathin kaçkavall, djathrat tip kontinental, mozzarella, djathin e picave, cheddar, etj.

DJATHI I FORTË / KAÇKAVALL

Kjo kulturë DVS® është e disponueshme në formë të thatë me ngrirje (liofilizuar). Ajo përmban kombinimin ideal të tre shtameve – Streptoccus Thermophilus, Lactobacillus Bulgaricus dhe Lactobacillus Helveticus. Kjo kulturë ka të gjitha avantazhet e mirënjohura të kulturave për startim direkt dhe karakterizohet nga një normë e mirë dhe e qëndrueshme e acidifikimit gjatë procesit dhe nga një shije e plotë dhe e mirë e djathit kackavall pas stazhionimit.
Kjo kulturë është e përshtatshme për prodhimin e djathrave tip Pecorino dhe Kefalotiri.

DJATHI I BARDHË / FETA

Djathi i bardhë përfaqëson 12% të tregut botëror të djathit dhe rritja e tij llogaritet 3% në vit. Djathi i bardhë është një produkt që tradicionalisht prodhohet dhe konsumohet në Greqi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan, por ndërkohë po zhvillohen edhe tregje të reja konsumi.
Produktet DVS® për djathin e bardhë u mundësojnë prodhuesve plotësimin në mënyrë konstante të pritshmërive për cilësinë dhe arritjen e mundësive optimale për rritje. Rekomandohet një kombinim i koagulantit, kulturës startuese DVS® dhe, kur është e përshtatshme, shtimit të kulturave për reduktimin e formimit të peptideve të hidhura dhe rritjes së mundshme të majave dhe myqeve në djathë.
Për më shumë detaje, lutem referohuni website të partnerit tonë:https://www.chr-hansen.com/en/food-cultures-and-enzymes/cheese”>https://www.chr-hansen.com/en/food-cultures-and-enzymes/cheese#

SHËRBIMET TEKNIKE

Ekipi ynë teknik ka një eksperiencë të gjerë në aplikimet e llaçeve të thata. Ne punojmë me ju, nga koncepti tek produkti përfundimtar, në zhvillimin e formulave dhe vlerësimin e karakteristikave organoleptike sensoriale dhe mund t’ju asistojmë, nga provat pilot në laborator tek provat në prodhim, për tu siguruar që ju të merrni produktin përfundimtar që dëshironi.
Ne kemi zhvilluar një program efektiv të shërbimit teknik që përfshin:

 

  • Auditim të fabrikës
  • Optimizim të formulave të produkteve
  • Trajnime në fabrikë
  • Zhvillim i produkteve të reja
  • Zgjidhje e problematikave në prodhim
  • Analizë të produktit përfundimtar nëse nevojitet

 

Ekipi ynë ka njohuri të thella të ingredientëve, vetive të tyre funksionale dhe aplikimit të tyre në industrinë e materialeve të ndërtimit.

PRODUKTET E FERMENTUARA

PRODUKTET E DJATHIT

SHËRBIMET TEKNIKE

Scroll To Top