NDËRTIMI
Ne ndihmojmë klientët tanë në aplikimet e reja të llaçeve të thata dhe u ofrojmë teknologjinë më të re në formulimin e produkteve që plotësojnë kërkesat e klientëve. Meqenëse jemi në gjendje që të ndihmojmë klientët tanë të zgjedhin që në fillim materialet dhe aditivët e duhur, procesi i zhvillimit të produktit optimizohet dhe dalja në treg përshpejtohet.
LIDHËSAT
Lidhësat mund të jenë minerale ose organikë dhe përdoren për të ngjitur agregatin dhe grimcat e tjera së bashku duke siguruar ngjitje me nënshtresën. Për shkak të reagimit të tyre fizik ose kimik, lidhësit luajnë rolin kryesor në forcën përfundimtare të llaçit
ÇIMENTO PORTLAND E BARDHË CEM I 52,5 R
Çimento Aluminate klasifikohet si një lidhës hidraulik që në krahasim me çimenton tradicionale siguron një sërë avantazhesh, siç janë ngurtësimi i shpejtë në temperaturën e dhomës dhe veti shumë të mira reologjike. Fortësinë në shtypje që një çimento e zakonshme e arrin për 28 ditë, çimento aluminate mund ta arrijë brenda 24 orëve.
Disa përdorime specifike të Çimentos Aluminate janë:
- Punueshmëri në temperatura të ulëta
- Rezistencë ndaj temperaturave të larta
- Rezistencë ndaj ambienteve acide dhe bazike
- Rezistencë ndaj sulfateve dhe ujit të detit
- Ngurtësim i shpejtë
- Llaç vetënivelues
ÇIMENTO ALUMINATE
Çimento Aluminate klasifikohet si një lidhës hidraulik që në krahasim me çimenton tradicionale siguron një sërë avantazhesh, siç janë ngurtësimi i shpejtë në temperaturën e dhomës dhe veti shumë të mira reologjike. Fortësinë në shtypje që një çimento e zakonshme e arrin për 28 ditë, çimento aluminate mund ta arrijë brenda 24 orëve.
Disa përdorime specifike të Çimentos Aluminate janë:
- Punueshmëri në temperatura të ulëta
- Rezistencë ndaj temperaturave të larta
- Rezistencë ndaj ambienteve acide dhe bazike
- Rezistencë ndaj sulfateve dhe ujit të detit
- Ngurtësim i shpejtë
- Llaç vetënivelues
GËLQERE E HIDRATUAR CL 90 S
Gëlqerja është një përbërës i rëndësishëm në aplikimet e brendshme dhe të jashtme të llaçeve të thata, që përmirëson fortësinë, qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e tyre.
Gëlqerja e hidratuar është përdorur për shekuj me radhë në llaçin e muraturave dhe vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme, si në aplikimet historike ashtu edhe në ato moderne. Llaçet me bazë gëlqereje kanë një rezistencë më të lartë ndaj dëmtimeve nga lagështira se sa llaçet që përmbajnë gips.
Gëlqerja e hidratuar mund të përdoret në shumë aplikime, siç janë;
- Llaçi riparues
- Llaçi dekorativ
- Stuko
- Llaçi për taposje
- Llaçi vetënivelues
LIDHËSAT POLIMERË
Lidhësat dispersibël dhe redispersibël polimerë janë pluhura polimere, si kopolimeri acetat vinil etileni dhe klorur vinil etileni. Këta polimerë mund të përdoren si bashkëlidhës në llaçet e thatë me bazë çimento, duke përmirësuar ngjitjen, fleksibilitetin, vetitë tiksotropike, vetitë e rrjedhjes dhe hidrofobinë. Në varësi të llojit të polimerit mund të jenë me: veti të larta rrjedhëse, efekte tiksotropike, efekte nivelimi, veti hidrofobike, neutral në vetitë e rrjedhshmërisë, kohë të zgjatur hapje.
Pluhurat polimere përdoren në:
- Ngjitësit e pllakave
- Bojakët e pllakave
- Suvatë e brendshme dhe të jashtme
- Sistemet e izolimit termik të jashtëm
- Membranat hidroizoluese
- Mbushësit e mureve dhe bashkimeve
- Riparuesit e betoneve
- Mbushësit për produktet e gipsit
- Mbushësit e të çarave
- Llaçet riparues
- Llaçet vetënivelues
AGREGATET DHE MBUSHËSIT
KARBONAT KALCIUMI
Karbonati i kalciumi është një nga agregatet më të përdorura. Karbonati i kalciumit mund të arrijë një pastërti prej 99% CaCO3.
Madhësia e grimcave të karbonatit të kalciumit mund të varjojë: 100 µm; 200 µm; 0.2 – 0.5 mm; 0.2 – 0.8 mm; 1 mm; 1.5 mm; 2 mm; 2.5 mm; 3 mm.
Gjithashtu, disponojmë karbonat kalciumi me përmasa shumë të imëta: 15 μm deri në 100 μm.
Karbonati i kalciumit përdoret në:
- Ngjitësit e pllakave
- Bojakët e pllakave
- Suvatë e brendshme dhe të jashtme
- Sistemet e izolimit termik të jashtëm
- Membranat hidroizoluese
- Llaçet vetënivelues
- Mbushësit e mureve dhe bashkimeve
- Mbushësit për produktet e gipsit
- Mbushësit e të çarave
- Riparuesit e betoneve
- Llaçet riparues
ADITIVËT
Aditivët (Shtesat) janë shumë të rëndësishëm në llaçet e thata. Pa praninë e aditivit, llaçet nuk mund të arrijnë shumë prej vetive teknike. Aditivët kanë origjinë organike ose inorganike, shpesh të natyrës polimerike. Ata mund të përmirësojnë përzierjen e llaçit të thatë me ujë dhe kanë shumë veti të tjera.
ETER CELULOZA
Eter celuloza (pluhur i bardhë) përdoret si agjent trashës dhe ujëmbajtës në llaçet e thata. Ai mund të shpërbëhet në ujë të ftohtë dhe të nxehtë. Eter celuloza mund të jetë e pamodifikuar, e modifikuar, ose me shkallë të lartë modifikimi. Në derivatet e eter celulozës mund të përfshihen metil celuloza (MC), hidroksipropil etil celuloza (HEC), hidroksietil metil celuloza (HEMC), hidroksipropil metil celulozë (HPMC). Viskoziteti i eter celulozës mund të variojë nga 600 mPa·s deri në 60000 mPa·s.
Vetitë e eter celulozës janë:
- Ujëmbajtja
- Ngjitshmëria
- Veprimi trashës dhe stabilizues
- Aftësia lidhëse
- Koloid mbrojtës
- Efekt anti-precipitues
- Stabilizues emulsioni
Eter celuloza përdoret në:
- Ngjitësit e pllakave
- Suvatë e brendshme dhe të jashtme
- Bojakët e pllakave
- Sistemet e izolimit termik të jashtëm
- Membranat hidroizoluese
- Llaçet vetënivelues
- Mbushësit e mureve dhe bashkimeve
- Riparimin e betoneve
- Betonet dekorative
- Pishinat
- Stuko
- Beton
- Pllaka/gurë dekorativë
- Mbushësit e të çarave
AGJENT TRASHËS (ETER AMIDONI)
Eteri i amidonit mund të përdoret në kombinim me derivatet e celulozës në llaçet e thata me bazë gipsi dhe çimento, ngjitësit e pllakave, llaç për spërkatje me pompë ose aplikim manual, materiale hermetizuese.
Avantazhet e tij janë:
- Përmirësim në punueshmëri
- Rezistencë rrëshqitje në ngjitësit e pllakave
- Pajtueshmëri e mirë me shumë prej derivateve të celulozës
PËRSHPEJTUËSIT
Përshpejtuesi përdoret për të zvogëluar kohën e mpiksjes dhe për të ngurtësuar shpejt llaçin. Kjo lejon që llaçi të përdoret në dimër pa u ndikuar nga dëmtimet e ngricës.
AGJENTËT VONUES
Përshpejtuesi përdoret për të zvogëluar kohën e mpiksjes dhe për të ngurtësuar shpejt llaçin. Kjo lejon që llaçi të përdoret në dimër pa u ndikuar nga dëmtimet e ngricës.
SUPERPLASTIFIKUESI
Superplastifikuesi është pluhur i thatë i një produkti polikondensues i sulfonuar me bazë melamine.
Ky përbërës është i optimizuar veçanërisht për plastifikimin dhe zvogëlimin e ujit të materialeve me bazë çimento dhe sulfat kalciumi.
Plastifikuesi mund të përdoret në produktet e mëposhtme:
- Llaç vetënivelues
- Shtresë përfundimtare rrafshuese
- Llaçet për dyshemetë
- Betonet
- Llaç riparues
- Bojakë e patkurrshme
- Llaçet vetëniveluesNgjitëset e pllakave dhe bojakët
AGJENTËT AJRUES
Agjentët ajrues janë: alkoole yndyrore të etoksiluar, olefine e sulfuruar, dodecil benzen i sulfatit te natriumit.
Këto produkte prodhojnë një sasi flluskash mikroskopike ajri të shpërndara homogjenikisht në llaç. Kjo ul densitetin e llaçit të njomë dhe përmirëson punueshmërinë.
AGJENTËT ANTI-SHKUMË...
Agjentët anti-shkumë janë substanca që tentojnë të ulin tensionin sipërfaqësor duke eleminuar formimin e shkumës në përzjerje. Agjenti anti-shkumë gjithashtu mund të pengojë krijimin e flluskave të ajrit për një kohë të gjatë.
AGJENTËT HIDROFOBIKË
Agjentët hidrofobik janë pjesë përbërëse e llaçeve të thatë për të përmirësuar rezistencën e produktit përfundimtar ndaj ujit. Parandalimi i absorbimit të ujit mund të minimizojë edhe dëmtimet nga efektet e cikleve ngrirje/shkrirje.
FIBRAT CELULOZIKE
Fibrat celulozike përdoren si trashues për përforcimin e fibrave.
Ato përdoren në:
- Suva
- Ngjitës pllakash
- Mbushës për plakat e gipsit
- Përzierje ngjitëse dhe përforcuese për sistemet e termoizolimit
- Lidhje dhe mbushës të tjerëNgjitës me një ose dy komponentë dhe përzierje hidroizoluese
SHËRBIMET TEKNIKE
Ekipi ynë teknik ka një eksperiencë të gjerë në aplikimet e llaçeve të thata. Ne punojmë me ju, nga koncepti tek produkti përfundimtar, në zhvillimin e formulave dhe vlerësimin e karakteristikave organoleptike sensoriale dhe mund t’ju asistojmë, nga provat pilot në laborator tek provat në prodhim, për tu siguruar që ju të merrni produktin përfundimtar që dëshironi.
Ne kemi zhvilluar një program efektiv të shërbimit teknik që përfshin:
- Auditim të fabrikës
- Optimizim të formulave të produkteve
- Trajnime në fabrikë
- Zhvillim i produkteve të reja
- Zgjidhje e problematikave në prodhim
- Analizë të produktit përfundimtar nëse nevojitet
Ekipi ynë ka njohuri të thella të ingredientëve, vetive të tyre funksionale dhe aplikimit të tyre në industrinë e materialeve të ndërtimit.