Bojërat

Berdica Cement ofron një gamë të gjerë produktesh, shërbime, mbështetje teknike profesionale dhe njohuri të zgjeruara tregu.

Ekipi i specialistëve tanë kimistë ofron mbështetje në zhvillimin e aplikimeve, duke filluar nga tregu dhe studimi i trendit e deri te formulimi, zhvillimi dhe marketingu i produkteve.

Ne ndihmojmë klientët tanë në aplikimet e reja të bojërave dhe u ofrojmë teknologjinë më të re në formulimin e produkteve që plotësojnë kërkesat e klientëve. Meqenëse jemi në gjendje që të ndihmojmë klientët tanë të zgjedhin që në fillim materialet dhe aditivët e duhur, procesi i zhvillimit të produktit optimizohet dhe dalja në treg përshpejtohet. Aleancat tona të forta me furnitorë të klasit botëror na bëjnë ne partnerë të besueshëm dhe të preferuar për kërkesat aktuale dhe të ardhshme të produkteve tuaja.

LIDHËSAT

Kopolimerët stiren akrilik

Kopolimerët stiren akrilik janë lidhës, pa APEO (alkil fenol etoksilate), që përdoren në shumicën e bojërave për aplikime të brendshme dhe të jashtme, izoluesit, izoluesit me dy komponentë me bazë çimentoje, grafiato, shtresat mbrojtëse me kuarc, bojëra kundër lagështirës, si dhe në shumë fusha të tjera aplikimi. Të gjithë emulsionet kopolimere të stiren akrilikut kanë punueshmëri, modul elastik, rezistencë ndaj ujit dhe aftësi të mbulimit të plasaritjeve të ndryshme.

Polimer akrilik

Polimeri i pastër akrilik është pa APEO (alkil fenol etoksilate) dhe ka rezistencë shumë të mirë ndaj ngjitjes dhe fërkimit. Akriliku i pastër siguron qëndrueshmëri shumë të mirë ndaj kushteve atmosferike. Ai është i përshtatshëm për shumicën e bojërave me dhe pa shkëlqim për aplikime të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë kuzhinat dhe banjot që kërkojnë rezistencë ndaj ujit dhe rezistencë ndaj zverdhjes, si dhe për bojëra dhe astare për dysheme betoni.

Kopolimeri vinil-akrilik

Kopolimeri i pastër akrilik është pa APEO (alkil fenol etoksilate) dhe është zgjedhja më e mirë për bojërat me rezistencë të lartë ndaj fërkimit, rezistencë ndaj ujit dhe qëndrueshmëri, në krahasim me të gjithë kopolimerët e tjerë me bazë vinil acetati. Ky përbërës është i shumanshëm dhe i lehtë për t’u formuluar. Kopolimeri vinil-akrilik përdoret në një gamë të gjerë aplikimesh, për shumicën e bojërave të brendshme nga ato pa shkëlqim deri tek bojërat me gjysmë-shkëlqim, grafiato, astar dhe suva.

Rezinat Alkide

Rezinat alkide janë materiale me bazë poliester që modifikohen me vajra ose acide yndyrore. Rezinat alkide përdoren në astarët dhe llakun për dru dhe metale, bojërat speciale për metale, bojërat me tharje të shpejtë, bojërat speciale për automjete, bojërat alkide me shkëlqim dhemat, llaqet për dru dhe metale dhe bojën e rrugëve. Në varësi të gjatësisë së vargut të vajit, rezinat alkide kanë kohë të ndryshme tharje pas aplikimit.

Rezinat Akrilike

Rezinat akrilike përdoren për prodhimin e bojërave të rrugës. Avantazhet e tyre janë:

  • Tharje e shpejte
  • Rezistente ndaj motit dhe ndikimeve të tjera mjedisore
  • Përputhshmëri e gjerë me shumë tretës
  • Rezistencë e lartë ndaj korrozionit, ujit, kimikateve dhe kripërave
  • Rezistente ndaj baktereve, mykut dhe kërpudhave

Mbuluesi

Mbuluesi është amoniak, formaldehid, pa APEO (alkil fenol etoksilate), i destinuar për tu përdorur në bojërat me bazë uji dhe në bojëra të tjera. Ai përdoret në formulimet e bojës si zëvendësues i pjesshëm i TiO2 dhe mbushësave të tjerë. Mbuluesi vepron si mbushës inorganik me grimca të imëta midis grimcave të TiO2.

TRETËSIT

Tretësit përdoren për të bërë trejtje, suspension ose ekstraktim të materialeve të tjera, zakonisht pa ndryshuar kimikisht as tretësi dhe as materialet e tjera. Ata përdoren në lëndët djegëse dhe në sinteza kimike. Në formulimet e bojrave, tretësit tresin ose shpërndajnë komponentë të ndryshëm (si pigmenti dhe rezina), duke i dhënë bojës qëndrueshmërinë e dëshiruar për aplikim.

Ksilen përdoret si tretës në industrinë e bojërave dhe llaqeve.

Toluen përdoret si tretës në industrinë e bojërave dhe llaqeve.

Monopropilen Glikol is përdoret për të rregulluar kohën e tharjes, si dhe për të ndihmuar në karakteristikat e ngrirjes/shkrirjes.

Monoetilen Glikol mund të përzihet krejtësisht në ujë dhe shumë tretës organikë. Përdoret në bojëra dhe polimerizimin e emulsioneve.

White Spirit përdoret si tretës për bojëra dhe llaqe, tharës boje, printime me ngjyra të pëlhurave, pastrim dhe ç’grasatim metalesh, bojërat e shkrimit, përgatitjen e mobilieve, industritë e pastrimit kimik, lustrim këpucësh dhe dyshemeje, në formulimet e pastrimit kimik dhe në industrinë e gomës.

Mono propylene glycol përdoret si tretës në industrinë e bojës dhe llaqeve, bojërat e shkrimit, në prodhimin e detergjentëve jo-jonikë dhe në industrinë e prodhimit të letrës.

Butil diglikol acetat avepron si tretës, agjent nivelues dhe bashkues. Ai përmirëson rrjedhjen e shumë llaqeve, madje edhe në përqendrime të ulëta. Përdoret për bojëra dhe llaqe (duke përfshirë bojërat dhe grafiatot me emulsion), bojëra printimi (bojë serigrafie), ngjyrosës për motive druri dhe lustër mobiliesh.

Ester Alkool (2,2,4-Trimetil-1,3-pentanediol monoisobutirat)është agjent bashkues i tretshëm në ujë dhe përdoret në bojërat plastike. Ai ofron karakteristika të mira si rezistencë ndaj fërkimit, zhvillim ngjyre dhe stabilitet në bojëra.

ADITIVËT

Aditivët përdoren për:

  • Modifikimin e tensionit sipërfaqësor
  • Përmirësimin e vetive të rrjedhjes
  • Kontrollin e formimit të cipës
  • Përmirësimin e pamjes përfundimtare
  • Kontrollin e krijimit të shkumës
  • Përmirësimin e qëndrueshmërisë së pigmentit.

Celuloza

Hidroksietilceluloza (HEC) është polimer pudër jo-jonik, i tretshëm në ujë dhe me ngjyrë të bardhë. HEC tretet lehtësisht në ujë të ngrohtë ose të ftohtë, duke përftuar tretësira të kthjellëta me viskozitete që variojnë, 5000 mPa·s, 15000 mPa·s, 30000 mPa·s.

HEC përdoret si lidhës, polimer boje, mbrojtës ndaj precipitimit, reduktues rrjedhje, rritës i rrëshqitshmërisë dhe punueshmërisë, agjent stabilizues dhe suspensioni, rritës i qëndrueshmërisë dhe trashës. Rekomandohet në teknologjitë e bojrave.

Trashës boje

Trashësit e bojërave janë përbërës shoqërues sintetik jo-jonik që përdoren për të krijuar viskozitet dhe për të siguruar rrjedhje dhe nivelim të lartë në bojërat lateks. Trashësit e bojës mund të përdoren në një shumëllojshmëri formulimesh të bojërave.

Surfaktant

Surfaktantët janë ester fosfate që shërbejnë për të përmirësuar shkëlqimin dhe ngjyrën në bojrat lateks me bazë uji. Avantazhet e surfaktantëve janë: përmirësojnë qëndrueshmërinë e lateksit të përfunduar, njomje e shkëlqyer dhe dispersion i pigmentit, koagulimin e ulët në lateksin e përfunduar, përmirëson rezistencën ndaj ngrirje/shkrirjes, përmirëson njomjen e nënshtresës.

Agjent neutralizues

Agjentët neutralizues janë përzierje të organoaminës dhe janë aditivë stabilizues të projektuar për inkorporim të lehtë dhe qëndrueshmëri afatgjatë të pH në të gjitha llojet e bojërave lateks me bazë uji.

Agjentët e kontrollit të shkumës

Agjentët e kontrollit të shkumës janë projektuar për të kontrolluar formimin e shkumës në bojërat me bazë uji  dhe alkide. Gjithashtu, agjentët e kontrollit të shkumës njihen edhe me emrin agjentë antishkumues.

Agjentët shpërndarës

Agjentët shpërndarës përdoren për shpërndarjen e pigmenteve në emulsione dhe bojëra me rezinë silikoni. Rekomandohen për formulimet me akrilik, stiren akrilik dhe vinil akrilik.

Konservuesi (biocid)

Ky përbërës përdoret për të shmangur përkeqësimin dhe degradimin e sistemeve ujore të shkaktuara nga bakteret, kërpudhat, majatë në industrinë e bojërave.

Agjentë kundër kërpudhave

Agjentët kundër kërpudhave përdoren në materialet me bazë uji. Këto agjentë përdoren në bojërat, ngjyrosësit, izoluesit, bojërat e shkrimit, tekstile dhe laminate.

Agjentët kundër cipës

Agjentët kundër cipës janë metil etil ketoksimë që përdoret për bojërat që thahen në kushtet e mjedisit. Ato përdoren për rezina alkide me gjatësi të ndryshme të përbërjes së vajit, vajra tharës, rezina alkide të modifikuara me stiren dhe vinil toluene dhe rezinat me epoksi ester.

Tharësit e bojërave

Tharësit e bojës veprojnë si një katalizator oksidativ dhe tharës. Ata nxisin tharjen e shpejtë në sipërfaqe dhe brendësi në bojëra dhe llaqe.

Mbushësit

Karbonati i kalciumit është minerali më i përdorur në industrinë e bojërave edhe si mbushës edhe si një pigment boje, për shkak të ngjyrës së tij të veçantë të bardhë. Karbonati i kalciumit është shumë i imët, i lehtë për t’u shpërndarë dhe ka një pastërti të lartë të gurit gëlqeror të bardhë. Aplikimi kryesor i karbonatit të kalciumit është në: bojra (bojra të brendshme dhe të jashtme, në sistemet sintetike dhe vajore), në industrinë e prodhimit të gomave, letrës, plastikës dhe izoluesve.

Fosfat zinku

Fosfati i zinkut është pigment anti-korroziv i bardhë për bojërat mbrojtëse.

PIGMENTET

Dioksidi i titanit

Dioksidi i Titanit është pigmenti kryesor në botë për të siguruar bardhësi, shkëlqim dhe mbulueshmëri.

Pigmentet e ngjyrave

Pigmentet e ngjyrave janë pigmente inorganike të bazuara kryesisht në oksid hekuri. Këto pigmente disponohen në ngjyra të ndryshme, si të kuqe, të zezë, kafe, të verdhë, portokalli, jeshile, blu, dhe kanë fusha të ndryshme aplikimi.

SHËRBIMET TEKNIKE

Ekipi ynë teknik ka një eksperiencë të gjerë në aplikimet e bojërave. Ne punojmë me ju, nga koncepti tek produkti përfundimtar, në zhvillimin e formulave dhe vlerësimin e karakteristikave organoleptike sensoriale dhe mund t’ju asistojmë, nga provat pilot në laborator tek provat në prodhim, për tu siguruar që ju të merrni produktin përfundimtar që dëshironi.

Ne kemi zhvilluar një program efektiv të shërbimit teknik që përfshin:

  • Auditim të fabrikës
  • Optimizim të formulave të produkteve
  • Trajnime në fabrikë
  • Zhvillim i produkteve të reja
  • Zgjidhje e problematikave në prodhim
  • Analizë të produktit përfundimtar nëse nevojitet

Ekipi ynë ka njohuri të thella të ingredientëve, vetive të tyre funksionale dhe aplikimit të tyre në teknologjinë prodhimit të bojërave.

Kontakt

Edion Arapi, Inxhinier Kimist

E-mail: edion.arapi@berdica.al

Mob: +355 69 217 5204

Kërkesë për Informacion Teknik