Image

KUSH
JEMI NE

Jemi hallka lidhëse ndërmjet prodhuesve globalë dhe industrisë në rajonin tonë.

RRETH KOMPANISË

Berdica Cement është një kompani lider në distribucionin e çimentos së bardhë si dhe të ingredientëve dhe aditivëve për industrinë e materialeve të ndërtimit dhe për industrinë e bojërave në Shqipëri dhe Kosovë.

E themeluar në vitin 1994 si një importuese e përbërësve dhe aditivëve për industrinë ushqimore, Berdica u bë shpejt lider i kësaj fushe në tregun shqiptar.

Në vitin 2008, duke ndjekur zhvillimin e shpejtë të industrive të materialeve të ndërtimit dhe të bojërave në vendin tonë, Berdica vendosi që ta zgjerojë aktivitetin e saj në këtë fushë dhe gradualisht u bë distributor lider i çimentos, ingredientëve dhe aditivëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Nëpërmjet partneriteteve bashkëpunuese me furnitorët dhe klientët tanë ne lidhim industritë e rajonit tonë me disa nga kompanitë kimike më të mirënjohura të mbarë botës. Duke ndjekur modelin “one stop shop”, Berdica Cement ofron aktualisht rreth 280 produkte të ndryshme, të cilat mbulojnë tërë gamën e nevojave të klientëve për ingredientë dhe aditivë. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të më së mirës për të ofruar, të jemi të përditësuar me zhvillimet aktuale të teknologjisë dhe produkteve dhe shkëmbejmë informacionin dhe njohuritë me klientët tanë.

Në sajë të standardeve të larta të furnitorëve tanë si dhe angazhimit tonë, ne u ofrojmë klientëve cilësinë më të mirë, disponueshmëri produktesh dhe çmime konkurruese. Përveç produkteve të ofruara, ne i ndihmojmë klientët tanë në çdo kohë me suport teknik profesional dhe shërbim ndaj klientit.

ndËr vite

1994
1999
2000
2008
2012
2016
2018
2020
2023

MISIONI

Të jemi një hallkë e domosdoshme që lidh kompanitë kimike më të përparuara në botë me industritë e rajonit tonë.

VIZIONI

Të japim opsionet më të mira në tregun tonë duke ofruar produkte të cilësisë së lartë dhe bashkëkohore, me çmime konkurruese dhe me shërbim të shkëlqyer ndaj klientit….

ÇERTIFIKATA

KU NDODHEMI

Scroll To Top

Në vlerësim të performancës së shkëlqyer në 2020, Wacker Chemie i dha Berdica Cement Çmimin e Artë si Distributor i Wacker. Çmimi njeh arritjen e objektivave të partnerëve distributorë si dhe angazhimin e tyre të fuqishëm në bashkëpunimin e suksesshëm.
Berdica Cement falënderon Wacker Chemie për mbështetjen dhe produktet e shkëlqyera si dhe për partneritetin afatgjatë dhe të besueshëm.

 

Në vlerësim të performancës shumë të mirë në 2019, Wacker Chemie i dha Berdica Cement Çmimin e Argjendtë si Distributor i Wacker. Çmimi njeh rezultatet dhe arritjet e spikatura të partnerëve distributorë.
Berdica Cement është e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhe falënderon Wacker Chemie për marrëdhënien afatgjatë dhe besimin e investuar.

 

Chr. Hansen shpërbleu Berdica Cement me Diplomë për partneritetin me kompaninë më të qëndrueshme në botë. Chr. Hansen është renditur si kompania më e qëndrueshme në botë, një arritje e shpallur më 22 janar 2019 gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Si partner i Chr. Hansen, Berdica Cement ka kontribuar aktivisht në adresimin e sfidave madhore botërore si shpërdorimi i ushqimit, përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe qëndrueshmëria agrare.

Berdica mori pjesë në kompeticionin e Wacker Chemie dhe fitoi Çmimin e Artë.
Wacker Chemie e vlerësoi Berdicën për arritjet e saj si partner distribucioni me çmimin Distributor i Vitit.
Çmimi vlerëson rezultatet dhe arritjet e spikatura nga partnerët distributorë.

Berdica mori pjesë në kompeticionin e Wacker Chemie dhe fitoi Çmimin e Artë.
Wacker Chemie e vlerësoi Berdicën për arritjet e saj si partner distribucioni me çmimin Distributor i Vitit.
Çmimi vlerëson rezultatet dhe arritjet e spikatura nga partnerët distributorë.

ZYRA QENDRORE

Berdica Cement shpk
Rr. Studenti P. 21
4001 Shkodër
Tel: +355 22 800 350
Mob: +355 69 203 0601
[email protected]

PIKA E SHPËRNDARJES DURRËS

Berdica Cement shpk
Xhafzotaj
2019 Durrës
Tel: +355 22 800 350
Mob: +355 68 406 7450
[email protected]